Aeroporti i Londrës është mbyllur pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore u gjet aty pranë, në lumin Thames.
Bomba u gjet gjatë punimeve që po bënin punëtorët e ndërtimit.
Fluturimet do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së hënë, raporton “BBC”. Zyrtarët thonë se mbi 16 mijë pasagjerë preken nga kjo situatë.
Bomba u gjet rreth orës 05:00 me orën lokale të së dielës. Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin.
Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Royal Navy për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë të sigurtë.
“London City Airport” është një aeroport ndërkombëtar i vendosur në lagjen Newham të Londrës Lindore. Zona ishte shumë industriale dhe shumë e populluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.