SHBA, 15 prill 2013– Dy shpërthime kanë ndodhur në vijën e finishit në maratonën e Bostonit në SHBA. Shpërthimet kanë shkaktuar shumë të plagosur dhe viktima dhe kane shperthyer me vetem pak sekonda distance nga njeri tjetri.
Gjatë shpërthimeve të forta në Copley Square sipas Fox News, që citon burime të policisë mësohet të ketë rreth 12 të vdekur.
Dëshmitarët flasin për dhjetra të plagosur. Imazhet televizive tregojnë që turma është në panik ndërsa menjeherë kanë ardhur forcat e rendit dhe mjekë për të dëmtuarit.
Ka shumë mundësi që shpërthimi të jetë shkaktuar prej bombave, njëra prej të cilave është lidhur me hotelin “Mandarin” aty pranë.
Mediat amerikane flasin për dhjetra të plagosur, disa prej të cilëve janë mjekuar në vendin e ngjarjes.
Policia e Bostonit ka konfirmuar se shpërthimet kanë ndodhur në orën 2:50 me orën lokale.
Pamjet televizive tregojnë skena konfuzioni me rrugët e mbushura me mbetje dhe gjak dhe me ekipet mjekësore që mbanin barela.
Spektatorë të gjakosur u transportuan në tendat mjekësore që ishin ngritur për të trajtuar atletët e lodhur. Policia u fut mes konkurrentëve ndërsa ata po i afroheshin fundit të garës.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





