Brazil, 12 korrik 2014 – Mediat braziliane kanë publikuar një video shokuese ku shihet një person që besohet se është Neymar, një ditë pas daljes me barelë në ndeshjen çerekfinale kundër Kolumbisë ku Juan Camilo Zuniga kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj tij.
Sipas tyre, personi i cili shihet duke hyrë në spital nuk kishte tatuazhin e Neymar, teksa edhe më dyshuese e bën fakti se të dhënat personale të futbollistit u fshinë nga spitali ku Neymar mori ndihmën e parë.
A ishte ky një justifikim i Neymar për të mos luajtur ndaj Gjermanisë? A e dinte ai që ekipi i tij nuk ka kapacitet ta mposhtë Gjermaninë? Dyshimet vazhdojnë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





