16 maj 2015 – Një granatë është gjendur poshtë një makine mesditën e sotme në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Pas evidentimit të granatës, policia rrethoi zonën dhe evakuoi banorët që ndodheshin pranë makinës.
Në vendngjarje mbërritën edhe forcat xheniere, të cilët kanë larguar nga makina edhe granatën duke evituar kështu çdo rrezik të mundshëm për shpërthim.
Nga të dhënat e para, mësohet se makina tip 'Benz' me targa 'AA 307 DB' i përket një personi i cili punon si shofer i një avokati.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/