Përmbytje dhe kaos në trafik në kryeqytetin italian Romë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Disa zona të qytetit ishin nën pushtetin e ujit, ndërkohë që disa nënkalime dhe pjesë të metrosë u mbyllën për shkak të reshjeve.

Në disa zona ujërat e zeza dolën në sipërfaqe, sidomos në jug të qytetit. Pemë të rrëzuara në rrugë, kalimtarë të bllokuar dhe makina të zhytyra në ujë ishte kjo panorama që të ofronte kryeqyteti italian sot.

Një fluturim ajror u devijua në Fiumicino, pasi shikueshmëria mjaft e dobët e vështirësonte së tepërmi uljen e avionit që vinte nga Dublini.