Mbrëmjen e sotme një banesë në Tiranë është përfshirë nga zjarri, tek Rruga e Qelqit, në Kombinat.

Sipas informacioneve të para, zjarri në banesë dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi.

Mësohet se nga zjarri në banesë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. 3 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.