Rokeri dhe filantropi, Jon Bon Jovi do hapë disa restorante ku do shërbehen vakte falas për njerëzit në nevojë. Ai hapi restorantin e parë “The Soul Kitchen” në maj të vitit 2011. Dhe tani rokeri e bashkëshortja e tij Dorothea zbuluan një restorant të dytë bamirësie ne rajonin e New Yersey që u godit nga uragani Sandy. Por këngëtari është gati të zgjerojë zinxhirin e restoranteve. Çifti kërkon të sigurojë vakte ushqimi për të varfrit, të cilëve u jepet mundësia të darkojnë në restorantin e tyre.
“Një në 6 njerëz në Amerikë shkojnë të uritur në shtrat. Dhe 1 në 5 familje është e varfër,”– tha ai për CBS.
The Soul Kitchen është një nga projektet e fundit të nisur nga fondacioni Jon Bon Jovi Soul Foundation për të varfrit në SHBA. Ushqimi përgatitet me përbërës të freskët, organikë të rritur në kopshtin e restorantit ose në fermën e Fondacionit. Çmimet nuk janë të shënuara në meny. Ata që nuk paguajnë dot vaktin e tyre mund të bëjnë punë vullnetare duke gatuar për 1 orë, duke larë enët, pastruar kopshtin dhe fitojnë një vakt për vete ose për familjen e tyre.
Por jo vetëm, në program do përfshihet hapja e një shkolle gatimi, organizimi i aktiviteteve për fëmijët pas shkollës, hapja e një qendër trajtimi profesionale apo kujdes shëndetësor.





