Përveçse një këngëtar i madh, Bon Jovi ka treguar se ka edhe një zemër të madhe. Ai i ka dhuruar një fanseje të sëmurë një kitarë.

Vajza e gruas së sëmurë me tumor në mushkëri, që jeton në New Jersey, bëri një apel në rrjetet sociale që të mundësonte një takim mes së ëmës dhe Bon Jovit. Këngëtari iu përgjigj menjëherë kërkesës, duke e ftuar gruan pë darkë në restorantin e tij.

Ai i ka falur disa çaste lumturie fanses që vuan nga sëmundja e rëndë, duke i dhuruar një kitarë, një libër dhe një puthje.