18 maj 2015 – Piktori italian Giovanni Bonardi është prezantuar këto ditë në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në Durrës, me 80 punime në pikturë dhe skulpturë.

Artisti piemontez e ka titulluar ekspozitën e tij “Shenjat e ngjyrave” duke prekur tema të ndjera dhe delikate të shpirtit njerëzor, si dhe misteret që nisin nga mitologjia antike.

Tablotë, me përmasa mbi mesatare, shquhen për dritë-hijet dhe detajet e hollësishme të personazheve të parazgjedhur.

Para Durrësit, piktori italian ka ekspozuar edhe në Barcelonë të Spanjës.

Kohët e fundit në qytetin bregdetar kanë hapur ekspozitat e tyre edhe artistë të tjerë nga vendet mesdhetare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/