“Bonbon”, 9 milionë klikime

Një muaj, pasi publikoi këngën e saj më të re “Bon-Bon”, artistja nga Prishtina ia doli që të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e publikut, duke bërë që kënga e saj të klikohej dhe shpërndahej mijëra herë. Aktualisht kënga “BonBon” e Era Istrefit ka plot 9 milionë klikime në Youtube, duke marrë parasysh që bëhet fjalë vetëm për një muaj që nga koha e publikimit. 

 Faqja gjermane “Songtexte.com” shkruan se pop këngëtarja Era Istrefi aktualisht është duke pushtuar top listat muzikore. “Me këngën e saj “Bonbon” këngëtarja kosovare ka arritur të futet në hitparadet gjermane”. Ndonëse nuk është ende shumë e njohur në Gjermani, me përzierjet e saj të zhanreve muzikore si pop, dubstep dhe regae ka bërë që të jetë në krye të listave muzikore”, theksohet në këtë artikull.

Era Istrefi ka hyrë dhe në klasifikimet britanike. 

“Zbuloni sensacionin më të parezistueshëm të popit në Europë! Era Istrefi është ‘Kënga e Ditës’ në Shazam, teksa në 15 shkurt ka hyrë në Top 100-shen e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës dhe Gjermanisë, për herë të parë. E para këngëtare shqipfolëse që thyen rekordet pa lëvizur nga vendi i saj! Era Istrefi me hitin e saj po korr suksese të mëdha brenda dhe jashtë vendit, ajo është shpallur më e kërkuara në “Shazam” dhe ka arritur të hyjë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara në 15 vende të botës. “Era fitoi vëmendje me look-un e saj unik dhe timbrin prej një Rihanna”, shkruan Shazam në këtë prezantim të këngëtares nga Kosova.