Lulja ‘Bonsai’ është lule e cila shërben për dekorim të jashtëm dhe të brendshëm. Ajo gjendet edhe në vendin tonë në thuajse çdo ambient dhe njihet si ‘Lulja e Jetës’.

Lulja "Bonsai" ka nevojë për kujdesin e duhur që të qëndrojë e gjallë dhe tërheqëse. Eshtë lule shumë interesante dhe mjaft e kultivuar edhe tek ne. tme të shtëpi.

Duke konsideruar që Bonsai rritet përgjithësisht në majë dhe duke u zhvilluar në gjatësi, atëherë edhe krasitjen e saj mund ta fillojmë nga maja e pemës, duke evituar dobësimin e rrënjës së saj.

Një kujdes i veçantë tregohet edhe për eleminimin e barërave të këqij, sidomos kur pema është e re dhe rrënjët e saj kanë nevojë për kujdes të madh. Krasitja e Bonsait bëhet edhe në kurorë, për të lejuar që degët më të vogla të përthithin rrezet e diellit. Estetikisht me anë të krasitjes, ju i jepni Bonsait formën që dëshironi.