Shumë u përfol për një kalim te Roma gjatë merkatos dimërore, por akordi mes palëve nuk u arrit. Leonardo Bonucci vazhdon të kërkojë për një klub të ri. Dhe në skenë ka dalë mundësia e transferimit në Turqi. Fenerbahce po tenton të sigurojë një marrëveshje me mbrojtësin e njohur italian, i cili nuk dëshiron të qëndrojë më tek Union Berlin. Shtypi sportiv italian raporton se menaxheri i 36-vjeçarit ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit nga Stambolli. Fenerbahce po garon me Galatasarayn për fitimin e titullit kampion, trofe që mungon prej vitit 2014. Dhe Bonucci, i cili ka një eksperiencë të madhe mbi supe, cilësohet si përforcimi perfekt për qendrën e prapavijës. 7 ndeshje ka zhvilluar mbrojtësi italian në Bundesliga gjatë fazës së parë me Unionin, teksa ka shënuar një gol.
Bonucci drejt transferimit te “gjiganti” turk
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar
“0900, këtë numër kam për ty, Albana”/ Xhixho akuzon Peleshin: S’mund të tolerohet ajo fyerje, je komplet…
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk shohim asnjë arsye për të negociuar me SHBA-në
Fero dhe Ermiona Lekbello, së shpejti në Ferma Vip 3





