Zemërim, por edhe emocion. Dëshirë për hakmarrje dhe pak nostalgji. Leonardo Bonucci i rrëfehet në Sport Mediaset nga Berlin, ku do të luajë në Bundesligë dhe Champions League me Unionin.

“Kam vendosur, pas vuajtjeve të mëdha, të marr rrugën e kauzës drejt Juventusit. Kam lexuar dhe dëgjuar gjëra të pavërteta të thënë nga klubi dhe trajneri. Nuk është e vërtet që në tetor jam vënë në dijeni për projektet e ardhshme që më përjashtuan nga Juventusi. Në fakt, ishte pikërisht tetor kur më ofruan rinovimin: ne shkuam përpara së bashku sepse klubi e kishte kuptuar rëndësinë të më kishte në dhomat e zhveshjes. Pastaj dëgjova fjalët e trajnerit sipas të cilit koncepti i lamtumirës në fund të sezonit do të ripërsëritej nga ai dhe klubi në shkurt. Edhe kjo nuk është e vërtetë: trajneri më thirri vetëm në fund të marsit në zyrën e tij, para ndeshjes kundër Freiburgut në Europa League, për të më thënë se do të ishte e përshtatshme të parashikoja – sipas tij – karrierën time si trajner duke lënë futbollin. Unë i thashë se e respektoja atë opinion, por që nuk doja të ndalesha deri në Kampionatin Evropian 2024”, u shpreh Bonucci.

Në intervistën e gjatë, ai nuk përmend asnjëherë Massimiliano Allegrin, të cilësuar thjesht si “trajneri”, ndërsa sqaron epilogun me bardhezinjtë.

“Kam pranuar një rol mbështetës. Pas ndeshjes së fundit në shtëpi me Milanin, kur, pas takimit me klubin, u informova se në sezonin aktual do të isha zgjedhja e pestë ose e gjashtë në mbrojtje. Unë pranova pa dashur të krijoj probleme. Pastaj gjithçka ndryshoi në verë, nuk pata asnjë komunikim deri më 13 korrik. Më 13 korrik Giuntoli më njoftoi, duke ardhur në shtëpinë time, se unë nuk do të ishte më pjesë e skuadrës së Juventusit dhe se prania ime në fushë do të kishte penguar rritjen e skuadrës. Ky ishte poshtërimi që pësova pas 500 ndeshjesh bardhezi. të drejtat e mia parashikonin që duhet të stërvitesha me skuadrën pavarësisht zgjedhjes teknike , por nuk më lejuan. U ndjeva i zbrazur nga gjithçka, i poshtëruar, nuk mund të bëja atë që dua më shumë”, deklaroi Bonucci.