Ka nisur në Durrës shpërndarja e bonusit të fundivitit për pensionistët. Që nga e hëna e kësaj jave, pensionistët kanë nisur të tërheqin pranë zyrave postare, krahas pensionit mujor edhe bonusin në masën 10 mijë apo 15 mijë lekë të reja.

Megjithëse është bonusi më i madh që kanë marrë ndonjëherë për fundvit, pjesa më e madhe e tyre deklarojnë për “DurrësLajm” se do ta shpenzojnë për të paguar faturat e energjisë dhe ujit të pijshëm dhe për blerjen e medikamenteve.

Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet bashkë me pensionin dhe afati për ta marrë është deri në qershor 2025.