Gjatë mbledhjes online që po zhvillon me ministrat e kabinitetit qeveritar, kryeministri Edi Rama kërkuar sqarime nga ministri Arben Ahmetaj lidhur me bonusin e qirave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Rama i tha ministrit se të gjitha ankesat për bonusin e qirave në Durrës duhet të adresohen me urgjencë.
Pjesë nga dialogu:
Rama: Të gjitha ankesat për bonusin e qirave në Durrës duhet të adresohen me urgjencë.
Ahmetaj: Janë 1 miliard lekë dhe duhet rishikuar edhe një herë lista e plotë në mënyrë që të jenë të sakta dhe të procedojmë më tej.
Rama: Duhet të nxitësh të kryhet sa më shpejt procedura. Edhe për shkak të COVID-19 dera nuk hapet, por duhet zgjidhur. Lidhur me shtëpitë, e kemi thënë që ata nuk do të presin të ikë armiku.
Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë në Bashkinë e Tiranës, qoftë Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë filluar. FSHZH mbyll këtë të premte ofertat. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës është në shqyrtimin e ofertave. Mund t’ju duhet që ta rihapin edhe një herë procesin.
Rama: Asnjë tolerencë. Shtëpitë do t’ua bëjmë më të mira se ç’i kishin. Asnjë vonesë.





