Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se nesër do të zhvillohet protesta e opozitës e paralajmëruar kundër buxhetit.
“Sigurisht qeveria do bëjë gjithçka, por edhe ne do bëjmë gjithçka që protesta të zhvillohet gjatë kohës që bëhet diskutimi. Natyrisht protesta do mbahet. Nuk ka forcë në botë që ndalon zemërimin, revoltën shpirtërore të qindra mijëra burrave dhe grave që keqtrajtohen dhe përbuzen nga qeveria Rama-Balluku si asnjë qeveri tjetër në Europë”, u shpreh Berisha.
Sa i përket bonusit të fundvitit për pensionistët, Berisha hodhi akuza ndaj Ramës.
“Pa diskutim kjo është fytyra e vërtetë e tij, e Edi Ramës. Së pari, bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u vodhi pensionistëve nga muaji mars gjer në muajin tetor, të cilët sipas ligjit të parlamentit, që nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri përveç parlamentit, duhet të merrnin shtesën 4 përqind duke nisur nga data 1 mars. Edi Rama çfarë bëri? Nuk ua dha, i mashtroi, i përçmoi, i përbuzi dhe shumën e krijuar nga marsi në tetor, do ta japë për bonus”, u shpreh Berisha.
Kryetari i PD-së tha se kryeamendamenti i grupit parlamentar të selisë blu është minimumi jetik 200 Euro për çdo shqiptar