Martesa më 4 janar në Kinë konsiderohet me ogur të mirë, edhe për një arsye shumë romantike: në gjuhën kineze, data 4.1.2013 shqiptohet në mënyrë të ngjashme me shprehjen "do të të dua për të gjithë jetën".
Kështu, qindra mijëra çifte të dashuruarish kanë vendosur të martohen pikërisht sot.
Të gjithë janë ftuar në "Tian'ai Road" në Shangai, që konsiderohet si rruga e dashurisë, me synimin për të organizuar një festë që i destinohet të dashuruarve.
Çifteve do t'u jepet mundësia që gjatë eventit të shkëmbejnë fraza dashurie.
Do të ketë hapësirë edhe për beqarët, që mund të njohin njerëz të rinj e ndoshta të takohen me "shpirtin binjak".