Heshtja e Beatrix Ramosaj pas fotos së çiftit Bora Zemani-Donald Veshaj nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë.

Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas fotos që theu rrjetin duke publikuar një sërë fotosh në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale.

Dhe sigurisht nuk ka munguar një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.

Bora dhe Donaldi publikuan foto, reagon për herë të parë

Sikurse kanë bërë prej muajsh, Donald Veshaj dhe Bora Zemani ‘thyen’ sërish rrjetin të martën. Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, ata zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.

Moderatorja do të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Pak pas foto është publikuar edhe promoja e emisionit “Më lër të flas”. Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.