Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dyshja më e komentuar e momentit. Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, ata ende nuk kanë treguar se çfarë ndodhur me marrëdhënien e tyre.

Mirëpo, së fundmi është vënë re se moderatorja ka nisur të ndjekë në Instagram mamanë e Donaldit, Lela Veshaj. Kjo e fundit u bë e njohur për publikun, pasi surprizoi të birin natën finale të spektalit, duke dhuruar shumë emocione.

Mesa duket ajo ka vendosur të hapë një llogari personale në Instagram dhe Bora është një nga ndjekësit e saj.

Ndërkohë, nuk dihet nëse Zemani dhe Veshaj janë bashkuar sërish, por kjo duket se është një shenjë më shumë.