Bora e rënë në malin e Dajtit ka bërë që qindra e qindra banorë të kryeqytetit t’i drejtohen atij, duke e përë këtë si një mundësi argëtimi. Por, numri i madh i automjeteve kanë sjellë bllokimin e qarkullimit.

Mediat raportojnë se, për shkak të dyndjes së madhe të automjeteve, qarkullimi u bllokua. Qytetarëve u janë dashur më shumë se dy orë për të arritur në Parkun e Dajtit apo për të zbritur prej tij.