Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ishte mesditën e së martës në qytetin e Durrësit për të zhvilluar takimin e 14-të me “rininë për rininë”.

Në një postim në llogarinë e saj në “Facebook”, Muzhaqi thekson se ky takim, i zhvilluar në kampusin universitar në Spitallë, ishte takimi i parë me studentët, që i hapi rrugë vijimit të takimeve me ta.

Biblioteka e kampusit u vu në dispozicion të takimit, ku 31 studentë të UAMD-së patën mundësi të flisnin hapur për shqetësimet e tyre.

Diskutuam 4 çështje kryesore, – shkruan ndër të tjera ministrja Muzhaqi, – punësimin, arsimin, digjitalizimin dhe vullnetarizmin.

Bisedën e zhvilluam me një format të thjeshtëzuar parlamentar, ku secili kishte 2 minuta në dispozicion për të shprehur argumentin dhe zgjidhjen e propozuar”, shton ministrja për Rininë dhe Fëmijët.

Postimi i plotë:

😍Rinia për Rininë – Edicioni i Universiteteve📚 – Takimi i 14-të

📍Sot pata fatin të takoj 31 studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. 

Ky ishte takimi i parë me studentët dhe si çdo takim i parë ishte plot emocion për të rinjtë por edhe për mua. Diskutuam 4 çështje kryesore që shqetësojnë të rinjtë: punësimin, arsimin, digjitalizimin dhe vullnetarizmin. Bisedën e zhvilluam me nje format të thjeshtëzuar parlamentar, ku secili kishte 2 minuta në dispozicion për të shprehur argumentin dhe zgjidhjen e propozuar. Jam e bindur që komunikimin e mëtejshëm do e vazhdojmë edhe nëpërmjet email-eve, duke qenë se ata ishin plot energji e dëshirë për të bashkëbiseduar. 📩

🙏Faleminderit studentëve të Durrësit për këtë fillim të mbarë të “Takimeve me Studentët”!

🥰Rinia është e tashmja dhe e ardhmja!

#RiniapërRininë #StrategjiaeRinisë 

#RiniaForcaeNdryshimit

#RiniadheFëmijët #strategjiajonë2022-2029 #YouthforYouth

K.Gj.