Qarku i Shkodrës është zbardhur nga bora.

Në Qafë Thore në lartësi mbi 1200 metra reshjet e borës kanë qenë të shumta, ndërkohë borëpastrueset po mbajnë të hapur aksin Bogë -Theth.

Lëvizja drejt këtyre pikave turistike sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me goma dimërore dhe zinxhirë.