Këtë të diel, vendi ynë është pushtuar nga reshjet e dendura të dëborës në zona malore.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga borëpastrueset, që kanë pastruar dëborën gjatë natës.
“Mirëmëngjes. Me punën që vijon, si dhe me falënderimin për të gjitha ekipet e angazhuara këto ditë në mot të keq, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.





