Në nisje të Vitit të Ri, Bora Zemani ka vendosur të fshijë disa njerëz nga e kaluara, duke i lënë të gjitha ngjarjet e bujshme pas në të shkuarën. Me një kërkim në llogarinë e saj në Instagram do të shikoni se moderatorja e ‘Përputhen’ ka fshirë nga rrjetet sociale Romeon, Elgitin, Beatrixën dhe Donaldin.

Fill pas puthjes në spektaklin e Big Brother Vip, Bora e shtoi sërish në Instagram Donaldin, llogari të cilën e menaxhonte Romeo.

Pas mbështetjes së miqve ndaj lidhjes së Donaldit me Beatrixën dhe komenteve të ndryshme, Bora ka zgjedhur t’i lërë në 2021-in të gjitha ngjarjet që nga puthja e saj me Donaldin, premtimet se do flisnin jashtë dhe lidhjen e tij me Beatrix.