Moderatorja Bora Zemani ka ndërmarrë një vendim të papritur që i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj. Për shumë kohë, moderatorja është shfaqur në ekranin televiziv me flokë të gjatë dhe sot ka vendosur të heqë dorë prej tyre.

Bora ka ndarë në Instagram një video, në të cilën shihet duke prerë flokët me duart e saj. Bora shfaqet shumë e lumtur teksa pret flokët dhe duket se ky ka qenë një vendim me bindje të plotë. Nuk e dimë nëse këto kanë qenë thjesht extensions apo flokët e Borës, por sido të jetë kjo do të thotë se moderatorja është gati t’i rikthehet stilit të saj të vjetër.

Bora ka vendosi të kthehet edhe 10 vite të tjera pas në kohë, duke na treguar fotot e saj të rralla të 20 viteve më parë. Moderatorja shfaqet në poza të ndryshme në moshë të vogël dhe në të gjitha fotot vërejmë të njëjtin portret të ëmbël, të cilin e ruan edhe sot.