Prezantuesja Bora Zemani është tërhequr përkohësisht nga roli i saj si prezantuese, në “Përputhen”. Moderatorja e njohur është infektuar me virusin e rrezikshëm, Covid-19, ndaj është detyruar të marrë disa kohë pushime, për kurim dhe pushim.

Opinionisti i “Pëputhen”, Arian Konomi i ka uruar shërim të shpejtë Borës, nëpërmjet një postimi në Instagram. Me shaka, ai ka shtuar se do dëshironte të infektohej dhe ai me viruse të rrezikshme, vetëm që të kishte mundësi të pushonte për disa ditë.

“Bora shërim sa më të shpejtë! Është hera e parë në jetë, që do kisha dashur të më zinte kovidi dhe kolera, për të pushuar disa ditë” – ka shkruar opioninisti i njohur. 

Në foto ka komentuar dhe Bora, e cila e ka siguruar që nuk është dhe aq argëtuese kjo situatë, e për më tepër i ka premtuar që do të rikthehet shumë shpejt.

Nuk ka munguar as urimi i autores së emisionit, Olsa Muhameti, për moderatoren. “Na mori malli që sot. Të shkuara!”– është shprehur ajo.

“Unë do çmallem çdo ditë duke ju ndjekur në televizion”, i është përgjigjur Bora, duke ripostuar foton, në profilin e saj në Instagram.