Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj, do të bëhen prindër.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë aktorja në promon e emisionit të saj ‘Cherry On Top’.
“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, thotë ajo, teksa prek barkun e rrumbullakosur, ndërsa Donaldi me lot në sy i puth duart.
Kujtojmë se Bora Zemani është nënë e një djali, Arborit, i cili ka ardhur nga martesa e parë me DJ e njohur Vin Veli.
Ndërsa Donaldi do të përjetojë për herë të parë ndjenjën e të qenit prind.