Pak ditë pas parullës "Borchardt shame on you" (Borchardt turp për ju) poshtë pallatit ku banon ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili dënoi dhunën në protestën e 11 majit të opozitës, policia ka vendosur që ta marrë në mbrojtje.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë private kanë marrë në mbrojtje ambasadorin bashkë me familjen e tij, duke monitoruar me kamera të gjithë hyrjet dhe daljet në pallatin ku banojnë.

Kujtojmë që Ambasadat e SHBA-së, BE-së, por edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë kanë dënuar parullën kundër ambasadorit duke e cilësuar si sulm dhe hakmarrje.