Itali, 23 maj 2014 – Karabinierët e qytezës së Ananjit (Anagni), në juglindje të Romës, mbyllën një shtëpi publike klandestine, që menaxhohej si biznes familjar. Një familje e tërë, nëna, babai, djali dhe tezja merreshin me drejtimin e një bordelloje në qytezën e Ananjit. Në të prostituonin 5 vajza të reja dhe bukuroshe (3 shqiptare dhe 2 rumune). Herë pas here vajzat ndërroheshin për të kënaqur shijen e klientelës. Bordellos i bëhej reklamë në një sit interneti duke e reklamuar si klub i quajtur “Speci brenda” , i tipit “privat”, d.m.th. në të lejohej hyrja e vetëm anëtarëve të regjistruar në klub.
Vila, ku zhvillohej ky aktivitet prostitucioni, ishte marrë me qira dhe dhomat ishn mobiluar në mënyrë të përshtashme për të pritur klientët. Vajzat paguheshin me 100 euro nata, por u duhej të kryenin më shumë se një raport seksual në natë. “Klubi” frekuentohej shumë edhe nga çifte, që preferonin të shkëmbenin partnerët.
Karabinierët arrestuan E.S., 46 vjeç, babai, A.A., 45 vjeç nëna, E. F., 27 vjeç i biri, A. C., 30 vjeç tezja, një brazilian, punonjës i bordellos S.A., 37 vjeç si dhe një person që merrej me përzgjedhjen e vajzave. Vila u sekuestrua deri në përfundim të hetimeve.
Vajzat shqiptare, pas veprimeve përkatëse ligjore, do dëbohen nga Ankona për në Durrës me traget, ndërsa ato rumune nga Aeroporti i Fiumicinos do dëbohen për në Bukuresht.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





