Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në treg.
Sipas njoftimit të sotëm, nafta do të shitet 203 lekë për litër nga 206 lekë që ka qenë. Ndërsa benzina nga 181 lekë shkon në 180 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, ora 11:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit:
Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) do të jetë 203 lekë/litër, ndërsa me shumicë 191 lekë/litër.
Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë 180 lekë/litër, ndërsa me shumicë 168 lekë/litër.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e mëtejshme të tregut.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë detyrimisht këtë vendim. Në rast shkeljesh, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet përgjegjëse.





