Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës. Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet me 252 Lekë për litër nga 243 lekë që ishte litri.
Benzina do të shitet me 241 Lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon, do të tregtohet po me 81 Lekë për litër.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, Bordi i Transparencës paralajmëron se do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Nga 1 korriku deri më sot çmimi i naftës ishte 243 lekë/litri, i benzinës 235 lekë/litri dhe i gazit 81 lekë/litri.
Bordi i Transparencës në datë 5 korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë