Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve në vendin tonë.

Kështu nga ora 18:00 e pasdites së sotme nafta do të shitet me 238 lekë/litri, benzina me 218 lekë/litri ndërsa gazi me 81 lekë/litër.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.