Pas vendimit të Bordit të Transparencës, numrat e tabelës së çmimeve në karburantet e Durrësit (si në të gjithë Shqipërinë) kanë ndryshuar.

Sikundër duket në foto, sonte nafta shitet me çmimin rekord 265 lekë për litër.

Protesta e qytetarëve në kryeqytet dukshëm nuk dha asnjë efekt, sepse çmimi i naftës tashmë vendosi një tjetër rekord.

Kujtojmë se Bordi i Transparencës ditën e sotme, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.