Reshjet dëbore me intensitet në zonat malore të qarkut të Elbasanit.
Aksi nacional Librazhd-Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë, pasi përveç dëborës ka edhe shumë ngrica. Fshatrat malore po ashtu kërkojnë lëvizje me goma dimërore apo zinxhirë, në fshatrat si Qarrishta, Stëbleva, Sopoti, Rrajca etj.
Reshjet e dëborës sapo kanë nisur edhe në Qafë Thanë. Rruga aktualisht e kalueshme pa probleme. Policia kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.