Temperatura në minus dhe erëra të forta. Është kjo situata me të cilën do të përballet vendi, të paktën për 5 ditët në vijim. Vlerat më të ulëta të temperaturave do të jenë në Korçë, ku termometri do të shënojë -15 gradë celcius.
Era pritet të sjellë problematika, sidomos në bregedetin e Adriatikut, ku shpejtësia do të jetë nga 70-90 km/orë, çka pritet të krijojë probleme me dallgëzimin dhe për transportin detar.
Dëbora do të prekë kryesisht lindjen dhe veriun e vendit, ku trashësia do të arrijë 15 cm.
Ndërkohë, meteorologët parashikojnë që ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës. Ngricat do të jene më shumë prezentë gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa e dyte e janarit do jetë në vlerat normale për stinën.





