Edhe pse jemi në mesin e muajit mars, gjatë mbrëmjes së të mërkurës qarku i Korçës është përfshirë në temperatura dimërore, ku në zonat veriore dhe juglindore të vendin nuk kanë munguar as reshjet e borës dhe shiut.
Reshjet e borës kanë përfshirë Korçën dhe zonat malore të juglindjes më saktësisht segmentin e Dardhës, Qafa e Qarrit aksi Korçë – Ersekë, por edhe në rrugën Korçë – Voskopojë.
Megjithatë, reshjet e borës nuk kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve.
NJOFTIMI
Në Qarkun e Korçë gjatë natës së djeshme ka patur reshje shiu dhe dëbore me intensitet.
Temperaturat në vlerat -2 gradë deri +1 gradë.
Në rrugën e Dardhës reshje dëbore, km 5 – km 14. trashësia e dëborës nga 5 cm -10 cm.
Në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, reshje dëbore trashësia 3cm – 7cm
Në rrugën Korçë – Voskopojë reshje shiu/dëbore e shkrirë.
U punua me mjete Borë-Pastruese për pastrim dhe kriposje.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë.
Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje.
Kontraktorët janë në gadishmëri për mirëmbajtje dimërore dhe për mirëmbajtje emergjente.