Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka mbërritur në Tiranë ku dhe do të realizojë takime intensive me krerët e vendit lidhur me antarësimin e Shqipërisë në BE.
Borrell ka ndarë një foto nga sheshi Skënderbej. Ai thotë se është shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë.
“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme.”– shkruan Borrell.