Arrestimet për korrupsion në Parlamentin Evropian janë “shumë, shumë shqetësuese”, ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte, që sigurisht që më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian”, u shpreh Borrell teksa shtoi se hetimi nuk targetonte askënd nga shërbimi diplomatik i BE-së.
Ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney tha se akuzat kundër katër personave ishin “shumë të dëmshme”, teksa theksoi se “ne duhet t’i shkojmë deri në fund”.
Ndërkohë Terry Reintke, ka bërë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Kaili-t.
“S;duhet ta heqim ne atë nga posti i saj nënkryetare”, tha eurodeputetja gjermane. “Kjo duhet të bëhet nga ajo në mënyrë proaktive.”
Në mesin e të arrestuarve është edhe zv/presidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, një nga të akuzuart e cila dyshohet se është përfshirë në skandalin e korrupsionit.
Prokurorët belg dyshohen se një shteti i Gjirit, konkretisht Katari, u përpoq të ndikonte në PD duke dhënë para ose dhurata.
Por Katari e ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë skemë, duke theksuar se çdo pretendim për sjellje të pahijshme ishte “dezinformuar rëndë”.
Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro në Bruksel të premten. Gjithashtu janë marrë kompjuterë dhe telefona celularë për të ekzaminuar përmbajtjen e tyre.
Katër persona janë në qeli ndërsa dy janë liruar, thanë prokurorët të dielën.
“Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, tha në një deklaratë zyra e prokurorisë federale belge.
Kaili, një eurodeputete për tetë vitesh, u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetaret nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e Kailit, përfshirë prona, llogari bankare dhe kompani në emër të saj ose familjarëve.
Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së i zgjedhur drejtpërdrejt.
Rreth 705 anëtarë të parlamentit, të zgjedhur nga votuesit në 27 vendet që përbëjnë BE-në, takohen për të shqyrtuar legjislacionin e propozuar dhe për të votuar sipas ligjit evropian.





