Borusia Dortmundi do të caktojë trajnerin e ri verën e ardhshme. Sipas medias gjermane “Bild”, drejtuesit e klubit verdhezi kanë arritur akordin me trajnerin e Borusia Mynshenglahabut Markos Ros, i cili pritet të marrë frenat e skuadrës në muajin qershor të 2021-shit.
Në këto momente, është e pamunduar që ai të largohet nga drejtimi i Gladhabut për shkak të klauzolës 5 milionë euro.
Gjasat janë që Edin Terziç të qëndrojë në pankinën e Borusias deri në përfundim të këtij edicioni.
Tre ditë më parë, Borusia Dortmundi shkarkoi trajnerin Lysien Favrë pas 3 ndeshjeve pa fitore në kampionat.





