3gusht 2015 – Xherdan Shaqiri mund të kthehet në Bundesligë, jo te Shalke 04, sikurse është përfolur ditët e fundit, por te Borussia e Dortmundit. Lajmi sensacional jepet nga mediat gjermane, të cilat zbulojnë se shqiptari i përfaqësueses së Zvicrës, është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Thomas Tuchel. 23-vjecari është i lidhur në kontratë me Interin deri në vitin 2019, por fakti që nuk është më një futbollist i rëndësishëm për Mancinin e bën edhe më të lehtë transferimin e tij në Signal Iduna Park. Kartoni i Shaqirit vlerësohet 15 milionë Euro, ndërsa Borussia duhet ta paguajë 3.5 milionë Ero në sezon. Shaqiri konsiderohet nga verdhezinjtë lojtari ideal për të mbuluar krahun e djathtë ku luan Jakub Blazcyikowski. Polaku ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në kampionat gjatë sezonit të fundit, pasi ka vuajtur nga dëmtime të njëpasnjëshme. Për këtë arsye Tuchel synon të rrëmbejë Shaqirin, për të mbuluar këtë hendek të krijuar në formacionin e tij. Nëse palët bien dakord dhe Shaqiri i bashkohet Dortmundit, do të ishte një hakmarrje e vogël ndaj Bayernit të Mynihut, që sezonet e fundit ka mundur t’u rrëmbejë verdhezinjve dy elementë shumë të rëndësishëm, si Mario Gotze dhe Robert Lewandowski.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/