Një borxh i pashlyer çoi në një konflikt ku u përdor edhe arma e zjarrit, e që mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda një ditë më parë në Shkodër. Bëhet fjalë për një atentat të dështuar në fakt, të ndodhur në Vaun e Dejës.

Protagonistë të ngjarjes janë një 32-vjeçar dhe një 36-vjeçar. Ishte pikërisht ky i fundit i cili pas konfliktit nxori armën e zjarri dhe qëlloi në drejtim të 32-vjeçarit. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Policia e arrestoi 36-vjeçarin ndërsa në vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:  E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.