TIRANË,27 shtator 2013-Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka bërë sot publik qëndrimin për buxhetin dhe borxhin publik.
FMN zhvilloi në orën 15:00 një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
FMN, Nadeem Ilahi
Përfaqësuesi i FMN, Ilahi theksoi se FMN ka mbërritur në Shqipëri me ftesë që të qeverisë së re, ndërsa përcaktoi se në fillim të fjalës se situata aktuale ekonomike shqiptare nuk është aspak optimiste.
“Është një situatë me ekuilibra të rëndë ekonomikë. Ne shikojme dobësi në ekonomi dhe presim që në vitin 2013, rritja ekonomike të jetë 1.7%. Problemet kryesore vijnë nga sistemi fiskal”, u shpreh Ilahi duke vijuar të bëjë një konstatim të situatës ekonomike në vend
Ndër të tjera shefi i misionit të FMN konstatoi se, “Shikojmë devijime të politikës fiskale, sidomos në pjesën e parë të vitit, veçanërisht nga mos realizimi i të ardhurave dhe shtimi i shpenzimeve, si dhe detyrime të akumuluara të pashlyera. Buxheti ka ardhur duke u përkeqësuar dhe misioni në një vlerësim paraprak për detyrimet e prapambetura në sektorin e transportit publik, shëndetësi, arsim etj, shuma e detyrimeve shkon rreth 56 miliardë lekë”.
Sipas tij, shifra e borxhit publik do e kalonte 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa theksoi se situata karakterizohet nga çekuilibra të ndjeshëm makroekonomik, ku mjedisi ekonomik është dukshëm i dobët.
Këshilla që Ilahi tha se ndau me autoritetet shqiptare pas takimeve që kreu ishte e fokusuar pikërisht tek sektori fiskal duke kërkuar reformë në fushën e taksave, jo vetëm në administrim por edhe në politika tatimore.
“Kjo do të thotë që duhet përcaktuar një objektiv afatmesëm për të ulur borxhin, por nga ana tjetër duhet marrë parasysh se për shkak të dobësimit të ekonomisë masa nuk mund të jetë shumë agresive. Kështu që këshilla jonë është që autoritetet të ulin defiçitin fiskal duke nisur nga viti 2015. Kjo do të thotë përsëri se vitin tjetër duhet të ketë një përpjekje të konsiderueshme dhe në termat e korrektimit fiskal.
Duhet filluar reforma në fushën e taksave se aty përkeqësimi ka qenë shumë i shpejtë, jo vetëm në administrim por dhe në politikat tatimore”.
Sipas FMN, detyra ka qenë që të prezantohen dhe impaktet e politikave të ndryshme tatimore që japin reformat.
“Një nga detyrat dhe punët e misionit ishte që tu prezantonin impaktet e politikave të ndryshme tatimore në mënyrë që ato të kishin në dispozicion një set me masa që ti vendosin në varësi të impaktit që do të kenë. Gjithashtu, këshilla e preferueshme është që mbështetja të bëhet me shërbime të targetuara dhe jo me lehtësira tatimore. Numri që unë ju dhashë për detyrimet e prapambetura është një numër i përafërt dhe në fund mund të rezultojë që kjo shifër është e ulët apo e lartë, por sugjerimi ynë është që qeveria të nisë një përpjekje sistematike duke i bërë një thirrje sektorit privat të mbështesë sektorin privat për faturat e pashlyera.”
Ndër 3 fusha ku duhet të fokusohet qeveria shqiptare për axhustimin e financave publike, sipas FMN është dhe skema e pensioneve.
“Diskutuam për kursin e veprimeve përtej viteve 2014 dhe ne kemi pasur një sugjerim për 3 fusha ku mund të fokusohemi për axhustimin e financave publike. Duke ditur që skema e pensioneve është në defiçit dhe në një kohë kur popullsia e Shqipërisë është ende e re duhet menduar për një reformë pensionesh duke nisur nga viti 2015”.
Cani
‘Ndajmë të njëjtat mendime me FMN dhe BSH për situatën makro-ekonomike dhe financiare në vend, që sipas gjykimit tonë është kritike dhe e rëndë, por jo e pashpresë", deklaroi ministri i Financave Shkëlqim Cani në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Ministri theksoi se brenda një kohe të shkurtër do të dërgohet për rishikim në Kuvend, buxheti i viti 2013, me synim marrjen e masave.”- tha ministri Cani.
Sipas Ministrit te Financave, Shkelqim Cani, të ardhurat janë 7.2% me pak nga plani dhe 3.8 % me pak se e njëjta periudhe e vitit të kaluar. “Paratë janë harxhuar ndjeshem gjate 8 mujorit të pare, për pasojë borxhi publik nuk do jetë 64% sa ishte zotimi i qeverisë së meparshme, por mbi 67%. Ketu nuk kam përfshirë pagesat për punimet e kryera gjatë viteve, pasi po të shtojmë edhe këtë pjesë të borxhit të fshehtë, vetëm pjesën e detyrimeve që shteti i ka bizneseve, deficiti duhet të arrije jo më pak se 73%”- tha ai, duke shprehur se synohet te vihet borxhi nen kontroll.
Sipas tij rritja ekonomike për këtë vit pritet te jetë e përgjysmuar nga sa ishte e parashikuar, pra jo mbi 3% si ishte parashikimi.
Ai ka garantuar daljen nga emergjenca, stabilizimin e gjendjes dhe kthimin e rritjen e qëndrueshme ekonomike. Ministri premtoi paraqitjen e një pakete shume shpejt, që nga rimodelimi i skemës së pensioneve, reforma strukturore për tatimet e doganat, heqjen e tvsh për medikamentet, politike ndihmë për shtresat në nevojë, paraqitjen e taksës progresive.
http://www.balkanweb.com/ekonomi/2777/borxhi-publik-arrin-ne-67-fmn-ulni-deficitin-fiskal-kryeni-refoma-ne-taksa-150891.html





