Dekani i Fakultetit të Biznesit në “UAMD”, Shkëlqim Fortuzi ka reaguar me anë të një shënimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” për çështjen e rritjes së borxhit publik për 2022-shin në masën 81% ndaj GDP-së.

Duke nxjerrë shifrat e kostove që do të kenë shqiptarët, Fortuzi analizon edhe pasojat negative afatgjata.

Postimi i plotë:

Sipas të dhënave zyrtare borxhi publik në buxhetin e shtetit shqiptar për vitin 2022,është parashikuar të arrijë në masën 81% ndaj GDP-së.

Kjo shifër përkthehet në rreth 12,5 miliardë Euro ose thënë ndryshe,shqiptarët duhet të paguajnë borxh rreth 3000-3500 Euro për frymë plus interesat e borxhit.Kjo shifër nuk përfshin borxhet personale që mund tëkenë vetë familjarët ose shtetasit shqiptarë(personalisht).

Nêse llogarisim edhe borxhet e fshehta që ka qeveria ndaj bizneseve për punët publike të pa paguara,për rimbursimin e TVSH-së,për dëmshpërblime nga çeshtje gjyqësore të humbura,shifra e borxhit arrin mbi 15 miliard Euro ose rreth 100% e GDP-së.

Për ekonominë e vendit tonë e cila është e orjentuar kryesisht nga shërbimet si:fasoneria dhe tregtia,kjo shifër është alarmante dhe do të sjellë pasoja negative afatgjata siç janë:

– Frenimi i rritjes së pagave dhe pensioneve.

– Lëkundje nê tregun valutor duke shkaktuar pasoja në tregun monetar.

– Rritje të çmimeve për produktet e importuara dhe rritje të inflacionit(ose zhvlerësim të lekut).

– Ulje të kërkesës konsumatore për blerjemallrash dhe shërbimesh.- Frenim të mirëqenies dhe rritje të varfërisë.- Uljen e investimeve të huaja direkte.

– Falimentimin e bizneseve të vogla (kryesisht për të vetëpunësuarit).- Falimentimin e fermerëve vendas nga konkurenca e jashtme.

– Gjithashtu një barrë borxhi kaq e lartëpêr fryme,do të dekurajojë brezin e ri për të punuar dhe jetuar në Shqipëri,por do ti detyrojë ata që të emigrojnë në vendet e BE-së,për një jetë më të mirë.

Në këtë situatë Qeveria duhet të konsultohet me FMN-në,Bankën Europiane për Zhvillim,Bankën Botêrore dhe grupet e interesit,me qëllim gjetjen ereugëve për një administrim sa më efektiv të sistemit tatimor dhe doganor,me qëllim ngushtimin e hendekut tatimor.

Gjithashtu duhen hartuar politika për nxitjen e prodhimit vendas,nxitjen e turizmit dhe stimulimin e kërkesës konsumatore,nëpërmjet hartimit tëpolitikave nxitëse..