Pas sjelljes skandaloze të Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, i cili në mënyrë shumë vulgare iu nxori gishtin e mesit mbrëmë protestuesve në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka reaguar në Facebook edhe aktori Julian Deda.
“Ja pra, ky është standardi për të qenë europian”, shkruan Jul Deda në postimin e tij duke i bashkuar këtyre fjalëve edhe një foto….
Postimi i Dedës:
Ja pra, ky është standarti për të qenë europian.
Vetëm se, i nderuar ambasador Borchart, ne në shqip e kemi më të bukur gjestin se ju në europisht…!
Na pra, mirëmëngjes…!





