Përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe ato fqinje ka boshatisur edhe Terminalin në Portin e Durrësit, i cili duket si një vend që ka reshtur së “jetuari”.
Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga dita e mërkurë më 11 mars, janë ndaluar të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet italiane në drejtim tē Shqipërisë.
Masat e marra në APD:
-Të gjitha linjat e trageteve mes Italisë dhe Shqiperisë mund të marrin pasagjerë nga Shqiperia në drejtim të Italisë, ndërsa nga Italia nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë.
-Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Italia me destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Italia me destinacion Portet e Hapura te RSH dhe anasjelltas.
-Ekuipazhi dhe shoferët do t’i nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.
-Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për linjat
Durrës-Bari-Durrës
Vlorë-Brindisi-Vlorë
Durrës-Ankona-Trieste-Durrës
të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet Italiane në drejtim të porteve Shqiptare.
Për çdo informacion mbi proceset portuale, telefononi në Linjën e Gjelbër: 08007374.