Është në grahmat e fundit të jetës bosi corleonez i mafias, Totò Riina. Kështu e nis shkrimin kryesor “Ansa.it”, e cila lajmeron se bosi i Cosa Nostra ndodhet ne koma pasi i eshte nenshtruar dy operacioneve, në spitalin e Parmës.

Ai sot mbushi 87 vjeç. Riina u arrestua në 15 janar 1993, pas 24 vitesh në arrati. Edhe sot ai konsiderohet nga hetuesit dhe prokurorët kapo i padiskutueshëm I Cosa Nostra-s. 

Prokurori dhe Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando nënshkruan lejen që fëmijët të mund të ishin pranë tij në momentet e fundit të jetës.