Kreu i një bande meksikane është vrarë gjatë kohës që po kryente një operacion plastik që të fshihte identitetin duke ndryshuar fytyrën dhe duke fshirë shenjat e gishtërinjve.
“BBC” raporton se Jesus Martin, i njohur si El Kalimba, u vra nga autori i sulmit i cili hyri në klinikën që ndodhej në qytetin Puebla dhe e vrau atë gjatë kohës që ishte duke u operuar.
Policia dyshon se vrasja ka ndodhur si pasojë e konflikteve me bandat rivale. Jesus Martin drejtonte një bandë që vidhte karburant nga tubacionet dhe më pas e shiste, duke i kushtuar kështu kompanive meksikane të karburanteve miliona dollarë humbje.
Pas trafikut të drogës, ky është lloji i dytë i krimit më i organizuar në Meksikë.