Gjermani, 24 prill 2014 – Pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone rrezikon të dënohet me dhjetë vjet burg, nëse shpallet fajtor për korrupsion dhe mashtrim financiar.

Mbi këto akuza ka nisur mesditën e së enjtes në Mynih seanca e parë gjyqësore në dëm të Ecclestone.

Prokuroria pretendon se bosi i Formula 1 ka mashtruar me një vlerë që kap shifrën e 44 milion dollarëve gjatë shitjes së mazhorancës së aksioneve të një kompanie që drejtohej nga ai.

Ekleston ka mohuar akuzat, por në rast se ato vërtetohen, atëherë ai rrezikon të dënohet me dhjetë vjet burg. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/