LONDER, 24 prill 2013 – Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson është gjobitur me 65 paund, pasi kishte parkuar makinën në rrugë. Nëse kjo gjë do të kishte ndodhur në ditë të zakonshme Johnson nuk do ishte gjobitur, por dita e djeshme ishte e veçantë për kryeqytetin britanik pasi zhvillohej funerali i babait të bosit të krimit në Londër, Terry Adams.
I gjithë kryeqyteti britanik qëndroi i bllokuar për orë të tëra nga vargu i gjatë i makinave, rreth 30 të udhëhequra nga makina me arkëmortin dhe kolltukun e preferuar të të ndjerit, George Adams mbi të.
Lajmi i gjobitjes së kryebashkiakut u konfirmua edhe nga Këshilli i Islingtonit, i cili pranoi se përveç gjobës kreut të bashkisë i ishte spostuar automjeti me karrotrec.





