Ka një sëmundje të pashërueshme, një punë që e çon me udhëtime në të gjithë botën, katër fëmijë dhe për momentin është duke pritur dhe nuk i është nënshtruar kemioterapisë.

Kjo është historia e Nicola Mendelsohn, 46-vjeçares zv/presidente e Facebook për Evropën, Lindjen e mesme dhe Afrikën.

Një vit më parë ajo u diagnostikua me kancer dhe menjëherë hapi një faqe për t’u vënë në kontakt me të sëmurë të tjerë, për të mos u ndjerë vetëm dhe për të shtuar edhe më shumë njohuritë për patologjinë nga e cila vuan, e cila, për hir të së vërtetës, është pak e njohur.

“Shpesh u shpjegoj njerëzve si mund ta marrin në dorë fatin e tyre dhe se ka gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë dot”,- thotë Mendelsohn për Indipendent.

Përvoja që përjetoi në momentin kur zbuloi sëmundjen ishte traumatike. Por për momentin, “bosja” e Facebook ka vendosur të mos kurohet sepse bën rregullisht analiza gjaku, monitoron progresin e sëmundjes dhe sipas saj nëse parametrat do të përkeqësohen do të nisë kemioterapinë.